The news is by your side.

Ambasadorja gjermane: Situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar

Kriza politike, korrupsioni dhe siguria ligjore janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës ekonomike në vend. Gjatë prezantimit të anketimit mbi ecurinë ekonomike për vitin 2019 ambasadorja gjermane u shpreh se në krahasim me 2018 ekonomia paraqitet më keq.

Bizneset gjermane e vlerësojnë në përkeqësim situatën ekonomike në Shqipëri gjatë vitit 2019. Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, gjatë prezantimit të anketimit, theksoi se 51% e bizneseve janë pesimistë për ecurinë e ekonomisë  gjatë këtij viti dhe kjo lidhet me emigrimin e lartë të punonjësve të kualifikuar.

“Në tërësi, për fat të keq këtë vit konstatojmë një përkeqësim të situatës ekonomike. Pak më shumë se 50 % e bizneseve e vlerësojnë me keq situatën ekonomike në Shqipëri, ndërkohë që vitin e shkuar ishin 39%. Pritshmëritë ekonomike të sipërmarrjeve janë trazuar dukshëm, nga 36 % vitin e shkuar në 13 për qind këtë vit. Ne jemi përqendruar te fenomeni i emigrimit që është një vështirësi e shtuar për bizneset. Nëse punonjësit e kualifikuar emigrojnë kjo nuk është vetëm një perceptim pasi kjo ndikon ndjeshëm në ekonomi.” – tha
Susanne Schütz.

Ndërsa drejtori i Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë e lidh këtë perceptim me krizën politike si dhe me sigurinë ligjore dhe korrupsionin. Sipas bizneseve gjermane edhe ecuria e investimeve kapitale ka mbetur e pandryshueshme.

Situata ekonomike aktuale sipas anketës:

51% Keq

36% Kënaqshëm

13% Mirë

Leave A Reply

Your email address will not be published.