The news is by your side.

10 kryeqytetet me rritjen më të shpejtë të popullsisë. Në listë edhe Tirana

Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se cilët janë kyeqytetet me rritjen më të shpejtë në Evropë përsa i përket popullsisë, përgjigjia është këtu! Sipas të dhënave të Byrosë Qendrore të Statistikave në Holandë, Eurostat dhe Kombeve të Bashkuara, ka një listë prej 10 vendesh të cilat në periudhën 2012-2018 kanë patur rritjen më të shpejtë.

Por sipas një kushti: nëse qyteti është rritur me më pak se 112% të popullsisë brenda kësaj periudhe, ai nuk është në top 10. Nëse po planifikoni një udhëtim në një nga këto qytete, ju rekomandojmë të shikoni artikullin!

Madridi, Amsterdami, Berlini dhe Kievi kanë pësuar një rritje të konsiderueshme të popullsisë vitet e fundit. Të gjithë janë rritur edhe më shumë se 10%. Sidoqoftë, këto qytete nuk janë në dhjetëshen e mëposhtme. Berlini ishte në vendin e 14-të me një rritje prej 10.4%. Amsterdami pati rreth 11.5% rritje dhe Madridi 11.7%. Por cilat janë të tjerat? Le ta zbulojmë!

10. Roma, Itali

Roma i parapriu Kievit dhe fitoi vendin e 10-të. Kryeqyteti i Italisë u rrit me jo më pak se 12.5%. Në vitin 2005 popullsia e Romës ishte 2.554,000 banorë dhe u rrit në 2,873,000 në vitin 2018. Nëse do të llogaritej ama si rajon metropol, shifra do të arrinte në rreth 3.8 milion banorë.

9. Helsinki, Finlandë

Helsinki ka pësuar një rritje më të lartë se Roma. Kryeqyteti finlandez u rrit nga 560,000 banorë në 632,000 banorë. Në përqindje, kjo është pak më poshtë se 13%, rreth 12.9%. Popullsia e përgjithshme e Finlandës u rrit me 6% në 5.5 milionë banorë gjatë kësaj periudhe. Rritja është shkaktuar pjesërisht për shkak të jetëgjatësisë së lartë në Finlandë, gati 82 vjet.

8. Ljubljana, Slloveni

Një qytet që jo vetëm që po bëhet më i popullarizuar nga vetë njerëzit e Sllovenisë, por gjithashtu po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar me turistët. Ljubljana u rrit nga 247,000 në 279,000 banorë. Për një kryeqytet evropian, ky është natyrisht më shumë një fshat sesa një metropol. Sidoqoftë, kjo rritje zë rreth 113%. Rritja e pozicionon  Ljubljanën të 8-ën në 10 kryeqytetet me rritjen më të shpejtë në Evropë.

7. Tirana, Shqipëri

Tirana është rritur me jo më pak se 13.2%. Në vitin 2005 qyteti kishte 781,000 banorë. Në 2018 ky numër arriti në 884,000. Në Tiranë, rritja është kryesisht për shkak të urbanizimit. Gjithnjë e më shumë njerëz lëvizin nga fshati në kryeqytet.

6. Moska, Rusi

Moska jo vetëm që po rritet sepse gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin në qytet, por edhe për shkak të një rënieje të vdekshmërisë foshnjore dhe një rritjeje të jetëgjatësisë. Në vitin 2005, Moska kishte rreth 10.430,000 banorë, ndërsa në 2018 numri arriti në 11.920,000, pra një rritje prej 14.3%. Moska është qyteti me popullsinë më të lartë në Evropë.

5. Vjena, Austri

Vjena, e vendosur në lumin Danub, u rrit pak më shumë në terma përqindje. Nga 1,633,000 në 1,889,000, një rritje prej 15,7%. Vjena është gjithashtu mjaft e madhe për sa i përket sipërfaqes (414.6 km2). Ajo është afërsisht dy herë më e madhe se Amsterdami. Përveç kryeqytetit, Vjena është gjithashtu edhe kryeqyteti më i madh në Austri.

4. Londra, Mbretëria e Bashkuar

Londra vazhdon të rritet dhe pjesa më e madhe e rritjes vjen nga migrimi i brendshëm, por edhe nga emigrantët nga jashtë vendit. Londra u rrit nga 7,476,000 banorë në 2005 në 8,900,000 në 2018. Një rritje jo më pak se 19%.

3. Kopenhagen, Danimarkë

Vetëm pak më shumë rritje sesa Londra, Kopenhagen duket se e tejkaloi. Kryeqyteti i Danimarkës u rrit nga 502,000 në 602,000 banorë. Një rritje prej 19.9%. Kopenhagen gjithashtu nuk është qytet i madh për sa i përket sipërfaqes. Me rreth 88 kilometra katrorë, qyteti është pothuajse tre herë më i vogël se Amsterdami.

2. Oslo, Norvegji

Qytetet në Skandinavi u rritën shpejt. Oslo u rrit me rreth 27.2% përsa i përket popullsisë. Ndërsa qyteti kishte vetëm 529,000 banorë në 2005, popullsia në 2018 arriti tashmë 673,000 banorë. Por Oslo ende duket se ka shumë hapësirë për t’u rritur. Qyteti ka një sipërfaqe më të madhe se Vjena dhe sipas standardeve evropiane, ka densitet shumë të ulët të popullsisë.

1. Ankara, Turqi

Edhe pse jo çdo studim e cilëson Turqinë pjesë të Evropës, kur vjen puna tek rritja e popullsisë Turqia konsiderohet shteti në fjalë ka rritjen më të lartë. Kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja, po përjeton rritjen më të madhe ndër të gjitha kryeqytetet evropiane. Qyteti u rrit nga 4,207,000 në 5,445,000 banorë. Një rritje kjo prej 29.4% nga 2005 në 2018.

Qyteti me rënien më të thellë të popullsisë: Athina 🙁

Edhe pse pothuajse çdo kryeqytet evropian u rrit në popullsi, ose disa mbetën praktikisht të njëjtë, popullsia e Athinës u ul ndjeshëm. Popullsia e qytetit ra për jo më pak se 104,000 banorë. Nga 768,000 banorë në 2005-ën, ajo zbriti në 664,000 në 2018. Në veçanti, të rinjtë me arsim të lartë, duket se po e lënë qytetin masivisht për t’u transferuar në kryeqytetet e tjera evropiane, si Londra, Amsterdami dhe Berlini.

/ Burimi: Siqandar’s

Leave A Reply

Your email address will not be published.