The news is by your side.

1 në 3 shqiptarë i punësuar në të zezë

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal RCC, nëpërmjet platformës së punësimit dhe çështjeve sociale ka bërë të ditura së fundi disa përfundime shqetësuese, referuar të dhënave regjistruar për 2017, për projektin finacuar nga Bashkimi Europian. Sipas tyre, në tregun shqiptar të punës, punësimi informal përbën rreth 30.3%, çka e përkthyer rezulton se 1 në 3 të punësuar në vend, punon plotësisht ose pjesërisht në të zezë. Për pasojë, Shqipëria renditet e dyta në rajon, pas Malit të Zi, për punësimin informal.

Në raportin e RCC për Shqipërinë theksohet se ende nuk shihen rezultate pozitive ose përmirësimet e kërkuara për punësmin, pavarësisht aksioneve iniciuar në 2015 nga qeveria për formalizimin e tregut të punës. Informaliteti i lartë, si shkaku thelbësor i këtyre përfundimeve, për dy nga sektorët kryesorë të ekonomisë në vend, atë të shërbimeve dhe prodhimit rezulton në shifra tepër të larta deri në 40%.

Në vendet e rajonit, për informalitetin e tregut të punës kryeson Mali i Zi me një vlerë prej 33%, ndjekur nga Shqipëria dhe Bosnje Hercergovina në vend të tretë me normë 30 pikë përqindje. Më pozitive paraqitet situata në Maqedoninë e Veriut ku vlera ulet ndjeshëm në 18.1%, por edhe Kosova e Serbia rezultojnë me vlera të përafërta, dukshëm më pozitive se vendi ynë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.