The news is by your side.

1%-ëshi i shumë-lakmuar i të pasurve. Si arrihet deri atje?

Në një shoqëri që ndan thuajse gjithçka, duke filluar nga aseti më i rëndësishëm, informacioni, padyshim na bie rasti të dëgjojmë ose lexojmë artikuj apo lajme rreth mënyrës së jetesës, kulturave, kushteve, pasurive e gjithçkaje tjetër. Këtu ekziston qartazi ai klasifikimi si i prerë me thikë, që ndan të pasurit nga shtresat me më pak fitime dhe duhet thënë se globalisht, ata me të ardhura relativisht enorme janë pakica e shumë-dëshiruara që gati zenë 1% të totalit, por ama zotërojnë thujse pafund. Mënyra e tyre e jetesës përshkruhet si egërsisht e pakapshme dhe paarritshme. Por, kush është një për qind-ëshi i shumëlakmuar dhe sa e vështirë është për t’u bashkuar me radhët e tyre?

Së pari, nëse jeni në SHBA, ndoshta ju jeni tashmë në nivelin më të lartë për sa i përket të ardhurave në mbarë botën. Ky status i lakmueshëm i takon kujtdo që fiton rreth 32.000 dollarë në vit. Asistentë administrativë, teknikë kontrollit  dhe përfaqësues të shërbimit të klientit janë disi profesione që ndoshta nuk kanë një status shumë të lartë, megjithatë të gjitha janë shembuj të profesioneve që fillojnë në këtë nivel të të ardhurave. Por çfarë duhet për të qënë prej 1%-ëshit në Amerikë? Me gjasë të gjithë mund të njohin dikë të tillë, me siguri! 1% përbëhet nga amerikanë punëtorë të cilët ishin të gatshëm të mendonin në mënyrë novatore për një industri të caktuar dhe ta përdorin atë zgjuarsi për të ushqyer një sipërmarrje.

Do Won Chang për shembull,  themeluesi i Forever 21, një dyqan popullor veshjesh menjëherë pas emigrimit nga Korea,  filloi të kërkonte një punë, të cilën më në fund e siguroi në një dyqan kafeje në Los Angelos. Për të arritur qëllimet, ai gjithashtu filloi të punonte edhe tek stacionet e benzinës ku filloi biznesin e tij të pastrimit të zyrave. Deri në këtë kohë, Chang punonte rreth 19 orë në ditë. Tre vjet pasi ai dhe familja e tij arritën në Shtetet e Bashkuara, hapi dyqanin e tij të parë me vetëm 11,000 dollarë kursime. Ama sot, Forever 21 gjendet në të gjithë botën.

Pra, siç u përmend më lart, do të duhet të fitosh rreth 421,000 dollarë në vit për t’i përkitur një përqind-ëshit të lartë të të ardhurve në Shtetet e Bashkuara. Sipas regjistrimit të fundit, rezultoi ama se të ardhurat mesatare të një  familjeje janë rreth 61,372 dollarë, çka do të thotë se hendeku midis mesatares kombëtare dhe 1 përqindëshit të lartë është qartazi i ndjeshëm. Ndaj nuk duhet gjykuar askush që do të donte të rriste të ardhurat e tij e të ishte pjesë e asaj shtrese shoqërore. Të gjithë do të donin! Por, si mund të bëhesh pjesë e tyre?

Mëso nga suksesi i të tjerëve

Secili prej nesh mund të mësojë nga përvojat e njerëzve financiarisht të suksesshëm si  Do Won Chang. Një nga gjërat më të këshilluara që mund të bëhet është të vendoset një afërsi me ata që zotërojnë aftësitë e nevojshme të suksesit. Chang ishte i vendosur për të mësuar se si të ishte i suksesshëm në industrinë e modës, kështu që ai filloi punë në një dyqan veshjesh dhe trajtoi biznesin e punëdhënësit të tij sikur të ishte i tiji. Pra kujt mund t’i afrohemi, për të mësuar rreth një modeli biznesi?

Ndërmerr iniciativa

Përfundimisht, është e qartë se njeriu ka nevojë t’ia dalë vetë. Duke punuar në listën e pagave të dikujt tjetër nuk është zakonisht rruga që sjell të ardhurat e dëshiruara. Ka, megjithatë edhe profesione ku mund të presësh më shumë se 400,000 dollarë në vit gjatë  fitimit të pikut, por nëse dëshiron të bashkohesh me 1 përqind të popullsisë me të ardhura të larta, duhet menduar nisja e një biznesi. Pronësia mbi një biznes, jo vetëm është një burim i të ardhurave të larta vjetore, por është gjithashtu burim pasurie. Sipas Visual Capitalist, gati gjysma e aseteve të një për qindëshit  më të lartë të familjeve të pasura të Amerikës kanë në pronësi biznese ose pasuri të patundshme.

Fillo!

Ju mund të filloni një biznes me një ide të re ose novacion teknologjik … apo të nisni një biznes të testuar, i cili ofron një produkt ose shërbim që konsumatorët gjithmonë duhet të kenë – qoftë edhe një hidraulik! Nëse nuk keni kapital likuid, por keni talent dhe ide, mund të gjeni të tjerë që janë të gatshëm të vendosin kapitalin e tyre për t’a nisur. Shumica e amerikanëve nuk kanë para familjare për të blerë ose financuar biznesin e tyre të parë, por ata mund të jenë në gjendje të financojnë fillimin e punës përmes një kredie apo investitorëve.

Sipërmarrja nuk është e lehtë

Ne i shohin sipërmarrësit si njerëz të suksesshëm që kanë arritur gjithçka dhe tashmë i kanë gjërat shumë të lehta. Në të vërtetë nuk është kështu! Ne shohim vetëm suksesin dhe asnjë nga mundimet e përpjekjet pafund për të arritur atje. Ata ndërmarrin rreziqe dhe shohin kënaqësi edhe aty kur shumë të tjerë nuk e bëjnë. Janë të kënaqur me status quo, janë vizionarë që shohin më tej në të ardhme sesa thjesht e vetëm tek raporti i ardhshëm tremujor ose viti fiskal. Kështu ata krijojnë vende pune që sigurojnë shumë nga jetesa jonë.

Sipërmarrja është e vështirë të romanticizohet. Ajo është një rrugë e gjatë plot pengesa, netë pa gjumë, vendosmëri, tolerancë ndaj dështim dhe ndonjëherë edhe tallje. Mund të kërkojë ditë 19-orëshe apo edhe tre punë në të njëjtën kohë – ndaj bizneset e vogla zakonisht dështojnë.

Pronësia të emancipon

Realiteti është se sipërmarrja  nuk është për të gjithë. Ajo mund t’ju mundësojë që të bëni gjërat sipas kushteve tuaja dhe të shpenzoni të ardhurat për gjërat dhe arsyet që kanë rëndësi për ju. Nëse fitoni $ 1,000,000, mund të kurseni për pension, të blini një shtëpi të re, të ndërtoni një jetimore, ose të paguani për mbrojtjen ligjore të të varfërve.

Pavarësisht se çfarë thonë, të ardhurat e larta ose arritja e pasurisë nuk është e pamundur. Ajo na tregon se si të mësohemi edhe me qëllimet që të tjerëve iu duken të papërshtatshme. Sigurisht, do të keni nevojë për talente të papërpunuara dhe vendosmëri të pamëshirshme, por vetëm kështu ka vlerë të mësuarit se si të ndjekim ëndrrat, madje edhe ato që duken gati të pamundura për t’u arritur!

/Përshtatur nga Foundation for Economic Education

Leave A Reply

Your email address will not be published.