The news is by your side.

Këshilli i Agrobiznesit/ 3 zgjidhje për të ndaluar protestat e fermerëve

Ulja e rimbursimit të TVSH-së në masën 6 për qind, ka nxjerrë sërish qindra fermerë të Lushnjës në rrugë, të cilët kanë derdhur qumështin në shenjë proteste për mosreagimin e Ministrisë së Financave. Ndërsa përmes një njoftimi për media, Albanian Food Industry, bën me dije se agropërpunuesit e Lushnjës, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës dhe Shkodrës kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit dhe kanë marrë vendimin që në datat 20 dhe 21 mars të mos furnizojnë tregun me produkte bulmeti.

I pyetur nga SCAN se cilat janë zgjidhjet për të dalë nga kjo situatë, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj propozon tre alternativa për Ministrinë e Financave.

1. Të kthehet 20% siç ka qenë më parë

2. Të bëhet 6% në shitje dhe 6% në blerje

3. Kjo shifër 14% t’i shtohet çmimit, por në të njëjtën kohë, për t’u mbrojtur nga importuesit, produktet e të cilëve janë të subvencionuara, t’u shtohet një barrierë prej 14%.

Kjo është hera e dytë që fermerët në mbështetje të grumbulluesve protestojnë në këtë formë, kundër ndryshimeve fiskale të fundvitit, të cilat llogariten në një kosto prej 100 milion eurosh në vit./Scan Tv

Leave A Reply

Your email address will not be published.