The news is by your side.

Gjermania “mbyll” portat/ Përgjysmohet numri i azilkërkuesve shqiptarë

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se shqiptarët vijojnë të qëndrojnë në listën e 10 azilkërkuesve më të mëdhenj në Bashkimin Evropian, duke zënë vendin e 9-të. Së bashku me turqit, shqiptarët janë evropianët e vetëm të listës. Shifrat zyrtare tregojnë se në 2018 kërkesat për azil për herë të parë fiksohen në 19025 të tilla. Thuajse gjysma e tyre, ose më saktë 44%, pra 8280 kanë pasur si destinacion Francën.

Në ekonominë e dytë më të madhe të Eurozonës, shqiptarët janë azilkërkuesit e dytë më të mëdhenj pas afganëve. Qeveria franceze e ka ngritur shpeshherë këtë problem edhe në takime zyrtare. Gjatë  vitit të kaluar, pasi Gjermania shtrëngoi rregullat për azilkërkuesit nga Shqipëria, Franca u kthye në destiancionin e preferuar në shqiptarëve. Në Irlandë ndërkohë, shqiptarët janë të parët në listë, paçka se me vetëm 460 kërkesa, ndërkohë që në Islandë janë të dytët në listë.

Në të gjithë Bashkimin Evropian, shqiptarët përfaqësojnë rreth 3% të totalit prej 580 mijë azilkërkuesish. Shifrat tregojnë se numri i azilkërkuesve shqiptarë ka rënë ndjeshëm në krahasim me 2017 apo edhe vitin 2016, duke u përgjysmuar thuajse. Në 2017 ishin 26 mijë dhe, në 2016, 32 mijë./ Scan TV

Leave A Reply

Your email address will not be published.